Eurodeputeti Ivo Vajgl thotë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është mundësi historike. Vajgl thekson se nuk do të ketë mundësi të dytë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
“Nuk ka kushte më të mira për bisedimet me Maqedoninë dhe Greqinë. Kompromisi është kyç për parlamentarizmin. Në Parlamentin Evropian kemi arritur pajim njëzëri se zgjerimi duhet të vazhdojë”, ka thënë Vajgl, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai apeloi tek deputetët që të punojnë së bashku dhe interesat shtetërore t’i vendosin para atyre partiake.
Në fund ai tha se dialogu “Jean Monnet” ka treguar se ka bazë për progres të mirë që duhet të vazhdojë./Telegrafi/