Ballina Aktualitet Rajoni Jo grabitjes së Teatrit Kombëtar! Sot, protesta e opozitës dhe shoqërisë civile...

Jo grabitjes së Teatrit Kombëtar! Sot, protesta e opozitës dhe shoqërisë civile para parlamentit

Partia Demokratike do t’i bashkohet sot protestës qytetare për mbrojtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar, protestës së paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, pikërishy në nisje të seancës parlamentare.

Partia Demokratike, opozita shqiptare dhe shoqëria civile janë të vendosura për të mos lejuar shembjen e godinës dhe ngritjen mbi të, mbi truallin publik, të kullave gjigande të një firme private. të gjitha palët e kanë konsideruar procesin korruptiv të inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe me një p?7rfitim prej mbi 200 milionë eurosh.

Dje, kryetari i opozitës Lulzim Basha, iu bashkua si qytetar protetsuesve të përnatshëm të teatrit Kombëtar dhe bëri thirrje e premtoi: “I bëj thirrje ndërgjegjes së çdo qytetari që në orën 10 të kundërshtojmë së bashku projektin e grabitjes së Teatrit Kombëtar! Opozita dhe unë personalisht, do jemi në krah të artistëve dhe qytetarëve deri në fund!”

THIRRJA E ALEANCES PER MBROJTJEN E TEATRIT:

Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.
Ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe një seri ligjesh të tjera të Shqipërisë. Artistë, aktivistë, intelektualë e qytetarë kanë muaj që protestojnë kundër kësaj marrëzie e cila nëse kthehet në realitet rrezikon të zhdukë përgjithmonë një nga godinat më të vjetra dhe më domethënëse në Tiranë si edhe ti falë truallin publik më të vlefshëm një kompanie private.

KJO ËSHTË NJË VJEDHJE!
KY ËSHTË SHKATËRRIM!

Ditën e enjte, ne do të jemi përballë Parlamentit për të kundërshtuar me forcë marrëzinë dhe babëzinë. Mund ti ndalim nëse edhe ti bashkohesh!

Të presim të enjten ora 10:00 para Parlamentit!