Kampion i botës me Francën, por shumë i lidhur me vendin e origjinës.
Në këtë rast ka më shumë se një vend: Mali, nga ana e babait, Senegali dhe Mauritania nga ana e nënës.
Ousmane Dembele, sulmuesi i i Barcelonës dhe kombëtares së Deschamps, refuzoi ftesën e kombëtares së Mauritania, kohë më parë, duke zgjedhur të luajë për Francën, por në një lloj mënyre e ka shlyer borxhin me vendin ku ka lindur e ëma e tij.
Në fakt, në krahinën e Diaguily, që ndodhet pikërisht në kufirin mes Mauritania dhe Senegal, Dembele ka financuar ndërtimin e një xhamie.
Një dhuratë e bërë nga zemra për një vend që është 100% islamik dhe e ka emërtimin zyrtar Republika Islamike e Mauritania.