Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, në moshën 82-vjeçare.
Demaçi ishte personaliteti shqiptar që vuajti dënimin më të gjatë në ish-Jugosllavi, në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare.
Lajmin për vdekjen e Demaçit e dha kryesuesi i Kuvendit dhe deputeti nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, për çfarë edhe u vendos për ndërprerjen e seancës.