Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me një postim në Facebook ka akuzuar qeverinë për lënien e vendit pa Gjykatë.
Kryemadhi shkruan se as regjimi kinez i Kim Jong Un nuk ka ia bërë një gjemë të tillë vendit të vetë, si po bënë qeveria shqiptare.Gjithashtu kryetarja e LSi-së shkruan se ketë situatë që po ndodh tani në vend, duke mbetur pa Gjykatë, e kishte parashkuar vite më parë, por askush nuk i dëgjoi.
“Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!”, shkruan ajo.
Reagimi i plotë i kryetares së LSI-së:
Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata!
As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë!
Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!
Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi:
1. LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen!
Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë.
2. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e dialogut politik.
Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë.
Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë të mazhorancës moniste.
Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar.
3. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë.
E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën.
Dialogu politik është institucion, jo pazar!
Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria.