Ballina Argëtim Jetë & Stil Kur ajsbergu të “troket” në derë … kujdes cunamin!

Kur ajsbergu të “troket” në derë … kujdes cunamin!

Një ajsberg gjigant doli në det të hapur pranë Inaarsuit, një fshat në Grenlandën perëndimore. Fshati i vogël u detyrua të evakuohej pjesërisht për të mos u përpirë nga dallgët në rast se masa e madhe e akullit do të thyej.

Ajsbergu u afrua frikshëm mbi shtëpitë që qëndrojnë në shkëmbin pranë bregut, por duket se është rrënjosur dhe nuk ka lëvizur gjatë natës. Autoritetet thonë se kurrë më parë nuk kanë parë një ajsberg të tillë. 169 banorët e Inaarsuit që jetojnë pranë ajsbergut janë transferuar.

Termocentrali i fshatit dhe depot karburantit janë afër bregut. Disa ekspertë kanë paralajmëruar se ngjarjet e shkaktuara nga thyerja e ajsbergut ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

Faktori që, nga ana tjetër rrit rrezikun është mundësia e një cunami./gazeta-Shqip.com/