Ballina Argëtim Kuriozitete Legjenda e mallkimit të vikingëve dhe sëmundja e sklerozës

Legjenda e mallkimit të vikingëve dhe sëmundja e sklerozës

Skleroza multiple është një sëmundje inflamatore që prek sistemin nervor qendror dhe që në thelb ka shkatërrimin e shtresave të mielinës. Normalisht sëmundja shfaqet tek personat e moshës 20 – 40 vjeç të predispozuar gjenetikisht.

Përshkrimi më i vjetër i një pacienti me sklerozë multiple shfaqet tek libri i vjetër i San Torlakut (1133-1193), shenjtori i Islandës. Në këtë vepër përmendet se një grua vikinge me emrin Halldora vuante nga verbëria dhe çrregullimet e të folurit që u shërua pas një periudhe të gjatë lutjesh dhe sakrificash.Mallkimi i vikingëve.

Përmes epidemiologjisë ekspertët përpiqen të identifikojnë shkaqet e sëmundjes. Kjo sëmundje e ka epidemiologjinë paksa të veçantë. Risku për të vuajtur nga kjo sëmundje lidhet me paralelet tokësore, kështu frekuenca e kësaj sëmundjeje në zonat ekuatoriale është e paktë, p.sh etiopianët nuk vuajnë nga kjo sëmundje. Incidenca rritet në formë progresive, sa më afër t’i afrohemi poleve dhe gjendet më shpesh tek ato vende që kanë pozita gjeografike mes 40 dhe 60 gradë gjerësi si në Hemisferën Veriore dhe atë Jugore. Megjithatë vende me të njëjtën gjerësi si Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia kanë prevalence të ndryshme. Charles Poser, një shkencëtar amerikan e lidhi incidencën e kësaj sëmundje me pushtimet vikinge dhe me migrimet e këtyre luftëtarëve. Këta luftëtarë jo vetëm që shkatërruan brigjet e Europës perëndimore, por lanë edhe mallkimin e Odinit të sistemit të tyre imunologjik : “ Delenda est mielina” shkatërro mielinën. Vendet më të prekura nga kjo sëmundje janë vendet skandinave, Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar, ku sigurisht ka patur prezencë vikinge, ashtu edhe kolonitë anglosanksione (USA, Austali, Kanada, Zelanda e Re). Ne Europë mesatarja është 83 raste për 100 000 banorë, një shifër e ulët krahasuar me 150 për 100 000 banorë në vendet nordike. Norma më e lartë gjendet në arkipelagun e Orkadas në veri të Skocisë me 402 raste për 100 000 banorë. Nëse shkojmë në Mesdhe, në ishullin e Sardenjës ka dyfish të kësaj norme, sesa në të gjithë Italinë, kjo sepse sardenjasit kanë vuajtur pushtimet vikinge dhe mallkimin e Odinit më shumë se pjesa tjetër e gadishullit.

Vikingët në Lindjen e Mesme.

Izraelitët, palestinezët, jordanezët dhe kuvajtianët jetojnë afër e megjithatë risku i të paturit skelozë multiple është i ndryshëm. Për çdo kuvajtjan të sëmurë ka dy jordanezë dhe katër palestinezë me këtë sëmundje. Izraelitët e kanë incidencën më të ulët. Përsëri kjo ndryshore i detyrohet vikingëve. Përpos udhëtimeve të tyre përmes Atlantikut ata hynë deri në lindje duke ndjekur rrugën ujore (Dnieper, Vollga) dhe u vendosën në rrugët tregtare të deteve si atij të Zi dhe Kaspik. Dimë që nga mesi i shek IX mbërritën në Bagdat dhe sulmuan Kostandinopojën. Ka të ngjarë që skllavëruan dhe shitën gratë dhe fëmijët që kishin kapur për të trasmetuar genet me mallkimin e Odinit.