Ballina Aktualitet Lajme LSDM: TË GJITHË DUHET TA KENË TË QARTË SE AMNISTI NUK KA

LSDM: TË GJITHË DUHET TA KENË TË QARTË SE AMNISTI NUK KA

Nga Lidhja Social Demokrate sot kanë reaguar duke thënë se VMRO-DPMNE duhet të tregon përgjegjësi dhe të ndalon së bllokuari reformat, duke tentuar ta pengon përparimin e Maqedonisë drejt aëtarësimit në BE dhe NATO.

“Kodi zgjedhor dhe Ligji për financimin e partive politike më herët janë dakorduar dhe jemi të gatshëm menjëherë t’i mbështesim në Kuvend. VMRO-DPMNE t’i pranon tekstet e ligjeve, të cilat tashmë janë shkruar”.

Gjithashtu nga partia në pushtet kanë shtuar se të gjithë duhet ta kenë të qartë se amnisti për krim nuk do të ketë.

“Presim që VMRO-DPMNE ta thërrasë Komisionin për zgjedhje dhe emërime që të zgjedhen anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Sepse ky është parakusht për mbajtjen e referendumit për të ardhmen e shtetit”.

Ndërsa kanë përfunduar duke thënë se Maqedonia ec përpara si shtet modern, demokrat, në miqësi me të gjithë botën dhe anëtare e BE-së dhe NATO-s, kurse asnjë tentim i forcave destruktive nuk do ta kthen shtetin në kohën e izolimeve, ndarjeve dhe paqartësive, qytetarët do të thonë PO për të ardhmen e Maqedonisë.