Grupi i tifozëve Komitët përmes rrjeteve sociale kanë kërcënuar se do të hakmerren për vrasjen e anëtarit të tyre nëse policia merr në mbrojtje autorët e krimit. Komitët, për vrasjen e tifozit të tyre akuzojnë grupin kundërshtarë “Shvercerët”. Komitët shkuan aq larg sa në këtë mes të përmendin edhe Artan Grubin, ish anëtar i tifo- grupit “Shvercerët”, aktualisht deputet i BDI-së.
Grubi ka reaguar në Fejsbuk kundër këtyre insinuatave dhe trillimeve:“Ngushëllime familjes dhe miqve të të riut që sot humbi jetën pas përleshjes fizike para ca ditësh.Më vjen keq që një tragjedi kaq e rëndë rinore abuzohet në mënyrë kanibaliste nga shumë njerëz në rrjete sociale që nxisin reagime histerike dhe lajme të rreme rreth motiveve prapa këtij rasti.As politika, as etnia, e aq më pak unë ose BDI kanë lidhje me këtë rast tragjik.
Mos ia vrani familjes të riun për së dyti për nevojat e juaja poltike, leni drejtësinë ta thotë fjalën e vet”, ka reaguar Grubi.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





