Ballina Bota May u bën apel konservatorëve: Mos rrezikoni “Brexit”-in

May u bën apel konservatorëve: Mos rrezikoni “Brexit”-in

Kryeministrja britanike, Theresa May ka paralajmëruar deputetët konservatorë që të mos e vendosin në rrezik “Brexit”-in.
Disa mbështetës të shpallur të daljes nga unioni janë të pakënaqur me planin e qeverisë për “Brexit”-in, që propozon një libër rregullash të përbashkëta me BE-në për tregtinë.

Në një letër të publikuar nga “Mail on Sunday”, Theresa May i kërkon vendit të qëndrojë besnik ndaj objektivit final.

Mesazhi i saj vjen në prag të një votimi në Parlament mbi tregtinë dhe politikat e doganave. Disa pjesëtarë të partisë së saj duan të amendojnë legjislacionin, për të ndryshuar planet e Mayt.

Plani i qeverisë, që çoi në dorëheqjen e ministrave Boris Johnson dhe DavidD, ka si qëllim të sigurojë bashkëpunim tregtar, me kufij jo të përcaktuar qartë për Irlandën e Veriut dhe marrëveshje tregtare globale.

Kritikët e cilësojnë planin të keq për Britaninë. Edhe presidenti amerikan Donald Trump tha se plani mund të vrasë marrëveshjen tregtare mes Britanisë dhe SHBA. Ndërkohë, May tha se nuk ka pasur ndonjë alternativë për planin, ndaj vota kundër tij mund të çojë në trazira dhe dëmtim të “Brexit”-it.