Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë ndërmjet Kolumbisë dhe Anglisë e vlefshme për fazën e 1/8 në Kupën e Botës.
45 minutat e para nuk kanë prodhuar shumë raste ku të dy përfaqësueset po luajnë të kujdesshme për të gjetur pikat e dobëta të kundërshtarit.Ajo që vlen të theksojmë lojtarët e dy skuadrave kanë goditur respektivisht vetëm një herë portën por gjuajtjet e tyre janë ndalur nga Ospina dhe Pickford.