Ballina Sport Në “ashensorin” e Botërorit, ja dështimet dhe zbulimet e “Rusia 2018”

Në “ashensorin” e Botërorit, ja dështimet dhe zbulimet e “Rusia 2018”

Kupa Botërore është vitrina më e madhe për futbollistët. Një kompeticion i tillë, megjithatë, është një shpatë me dy tehe: ngre lart ata që paraqiten mirë, por edhe ul poshtë ata që nuk iu përgjigjen pritshmërive të para fillimit të garës. Në këtë Kupë Bote të Rusisë, edhe surprizat kanë qenë protagonistë të ngjarjes.

Në syrin e ciklonit kanë përfunduar kombëtare, që në teori duhej të luftonin për titullin, por edhe lojtarë të kalibrit të lartë, të cilët janë shfaqur të zvogluar në fushën e blertë. Rastet e De Gea (Spanjë), Müller (Gjermani), Gabriel Jezus (Brazil) dhe Lewandowski (Poloni) janë ndoshta më përfaqësuesit e së keqes, ose zhgënjimit në këtë Botëror, në planin individual. Futbollistë të jashtëzakonshëm, të cilët kanë parë kalimin e tyre tepër gri në këtë Botëror, janë shënuar negativisht. Të tjerët, megjithatë, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga roli i tyre i shkëlqyer në Kupën e Botës dhe të kërkojnë një destinacion të ri për karrierën e tyre, ose për t’u konsideruar më mirë në klubet ku bëjnë pjesë.

Më të rëndësishmet janë ndoshta rastet e Rebic (Kroaci) dhe Pavard (Francë). Lojtarët e Eintracht dhe Stuttgart janë pika referimi në kombëtaret e tyre, në këtë Botëror, kanë arritur në finale, duke marrë një rol udhëheqësi, edhe pse nuk shfaqeshin të tillë në parim. Puna e tyre e mirë ndoshta do t’u sigurojë atyre një destinacion të ri në fund të turneut.

Të tjerë si Torreira (Uruguaj), Juan Fernando Quintero (Kolumbi), Golovin (Rusi), Hirving Lozano (Meksikë), Shaqiri (Zvicër), Maguire (Angli), Trippier (Angli), Musa (Nigeri), Jo Hyeon-Woo ( Koreja e Jugut) ose Niang (Senegal), gjithashtu, e kanë rivlerësuar emrin e tyre falë turneut rus. Edhe Vrsalkjo (Kroaci) e ka ngritur “stekën” e tij falë punës së mirë gjatë gjithë turneut.

Në ngjitje:
Pavard
Çelësi i Kupës së Botës së Francës. Mesfushori i Shtutgartit tashmë duket se po shkon te Bayern Munich për sezonin 2019-2020.

Quintero
Ai mori “stafetën” e James. Me këtë të fundit të dëmtuar, lojtari i River Plate spikati te Kolumbia, ashtu si James në vitin 2014.

Torreira
Paraqitja e tij mjaft e mirë në Kupën e Botës e bëri atë “topçi”. Unai Emery pothuajse nuk e lejoi të zbriste nga avioni. Lojtar i mirë, që ka arritur tashmë në “Emirates”, si pjesë e Arsenalit.

CHERYSHEV
Më i miri te Rusia. Lojtari i Villarreal nuk e filloi turneun si startues, por ka përfunduar me katër gola në pesë ndeshje.

Në zbritje
De Gea
Portieri i Manchester United ishte në hije në këtë Botëror, duke treguar pasiguri, sidomos në pësimin e dy golave nga Ronaldo. Ai ndaloi vetëm një top në katër ndeshje që luajti.

Müller
Ai nuk ishte…, as nuk ishte pritur. Botëror i tmerrshëm për të, që i dha zëvendësimin në duelin jetësor, përpara Koresë së Jugut. Në hije.

Gabriel Jezus
“9” i Brazilit nuk ka shënuar gol në Rusi. Dukej se “canarinha” kishte gjetur qendërsulmuesin e duhur pas një kohe të gjatë, por ai dështoi në këtë Botëror.

Lewandowski
Ai shënoi 16 gola në eliminatore, por u largua nga Rusia pa “e lagur” në këtë drejtim dhe Polonia e vuajti shumë këtë gjë.