Studioja filmike “Sony Pictures” aksidentalisht ka publikuar krejt filmin në YouTube, në vend të trailerit të tij.
Një klip i quajtur “Khali the Killer: Official Red Band Trailer” mundësonte shikimin e tërë filmit.
Filmi zgjaste 89 minuta dhe ishte i zhanrit dramë krim.
Premiera e këtij filmi ishte paraparë të shfaqej në Amerikë në muajin gusht, por në disa shtete evropiane ka filluar të qarkullojë në DVD.