Kupa e Botës është evenimenti më i rëndësishëm në futboll.
Shumë lojtarë ëndërrojnë pjesëmarrjen atje me kombin e tyre, dhe ata që e arrijnë bëjnë maksimumin për të shkuar sa më lartë. Nuk janë të paktë lojtarët që janë larguar si yje nga Kupa e Botës, gjë që ka shtyrë shumë skuadra të ‘luftojnë’ për transferimin e tyre.
Për fatin e keq të tyre, këto transferime nuk kanë dalë të jenë të duhurat, pasi këta lojtarë nuk kanë arritur të tregojnë te ato klube as gjysmën e asaj nga Kupa e Botës.
Njëri prej tyre është edhe El Hadji Diouf, që bëri shumë bujë me Senegalin në Kupën e Botës në vitin 2002, por pamë krejt tjetër lojtar kur atë verë kaloi te Liverpooli.
‘Calciomercato’ ka bërë një listë të lojtarëve që kanë shkëlqyer në Kupën e Botës, por jo edhe te skuadrat që janë transferuar pastaj:
Papa Bouba Diop – Lens
Guivarc’h – Newcastle United
Khalilou Fadiga – Inter
Oleg Salenko – Valencia
Denilson – Betis
Asamoah Gyan – Sunderland
Rivaldo – Milan
Kleberson – Manchester United
El Hadij Diouf – Liverpool
James Rodriguez – Real Madrid