Ditën e sotme në Tetovë u bë hapja e festivalit të parë ‘Ditët e ëmbla të Tetovës’, gjatë së cilit për dy ditë radhazi do të prezantohet mjalti vendor. Në këtë festival marrin pjesë bletarë të ndryshëm nga vendi, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja të cilët për dy ditë radhazi do të bëjnë prezantimin e mjaltit, do të këmbejnë përvojat mes tyre dhe të inkurajojnë qytetarët për të konsumuar mjaltin për shkak të vlerave të larta ushqyese.
‘Ditët e ëmbla të Tetovës’ është festivali i cili u hap për herë të parë ditën e sotme në Pallatin e Kulturës në Tetovë dhe i cili synon të ngelë traditë në rajonin e Pologut i cili ka me qindra bletarë profesionist dhe dhjetra të tjerë që këtë sektor të rëndësishëm të bujqësisë e kanë biznes familjar. Bletarë të ndryshëm nga vendi, Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ishin pjesëmarrës të këtij festivali të cilët për dy ditë radhazi do të bëjnë prezantimin e mjaltit, do të këmbejnë përvojat mes tyre dhe të inkurajojnë qytetarët për të konsumuar mjaltin për shkak të vlerave të larta ushqyese.
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila prezente në këtë festival në daljen e saj para të pranishmëve theksoi se mbështeste këtë aktivitet dhe falënderonte bletarët për iniciativën e ndërmarrë.
‘Dëshiroj që përzemërsisht të ju falënderoj për iniciativën dhe poashtu t’ju them që kjo do të përforcohet akoma më tepër si traditë . E mbaj mend kur në vitin 2013 kemi filluar Verën Kulturore Tetovare ka qenë një diçka e vogël e cila është rritur sot në një festival të madh mbarkombëtar, prandaj në të njejtën kohë dëshiroj që të shfrytëzoj rastin dhe të them fjalët më të mira për këtë aktivitet të ditës së sotme.’ Zymer Bajraktari bletar nga Kosova, falënderoi organizatorët për këtë iniciativë në emër të Lidhjes së Bletarëve të Kosovës.
‘Erdhëm sot këtu, dhe, na bashkuan këto fermerë, këto bletarë të vyer, pa të cilit nuk do të ishim sot këtu. Erdhëm sot këtu, se nga Kosova kthejmë një borxh, të cilin ua patëm bletarëve të kësaj zone për pjesëmarrjet e tyre për panairet në Kosovë që para 15 viteve e deri më sot.’
Në fund të festivalit u bë shpërndarja e mirënjohjeve për bletarët pjesëmarrës në këtë festival të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë sferë, dhe ndërkaq, bletarit Jonuz Mamuti iu dha titulli ‘Veteran i Bletarisë’. Festivali ‘ Ditët e ëmbla të Tetovës’ do të përfundojë më 29 korrik. /tvart/