Ballina Bota Pak shpresa për samitin Trump-Juncker

Pak shpresa për samitin Trump-Juncker

Javën tjetër do të zhvillohen bisedimet BE-SHBA, për të gjetur një zgjidhje rreth vendosjes së taksave për produkte evropiane që eksportohen për në Amerikë, e që janë me bazë në industrinë e metaleve (kryesisht alumin e hekur).

Ato, sipas CNN, do të jenë 20 për qind më të larta dhe do të afektojnë në radhë të parë kompanitë gjigante të prodhimit të makinave (Volkswagen, BMW dhe Mercedes).

Këto eksportojnë çdo vit mbi 50 miliardë euro vetura dhe pjesë të për to.

Europianët shpresojnë që të hiqet dorë nga këto ngarkesa dhe nga ajo që e quajtën një ”luftë tregtare transatlantike”, përcjellë klankosova.tv.

Këtë vendim presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e mori pasi BE gjobiti me 5 miliardë euro kompaninë gjigante GOOGLE.

“Qëllimi i vizitës së Presidentit Juncker është të përpiqet të krijojë një marrëdhënie të mirë, të përpiqet të shohë se si mund ta heqim gjendjen dhe të shohim nëse ka një forum ku mund t’i diskutojmë këto çështje”, tha komesarja e BE-së për tregti të jashtme, Cecilia Malmström.

Këshilltari kryesor për ekonomi në Shtëpinë e Bardhë Larry Kudlow, thotë se pret që Juncker të vijë me një ofertë të rëndësishme për tregti të lirë. Sipas tij nuk dihet nëse evropianët do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me të cilën do të mbetej i kënaqur edhe presidenti Trump.

Në anën tjetër BE, ngarkon me një taksë prej 10 për qind makinat e importuara nga SHBA-të.

Por 85 për qind e veturave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara dhe të shitura në Evropë, janë të përjashtuara nga taksa, për shkak se ato përmbajnë pjesë të prodhuara në kontinentin e vjetër. Shtetet e Bashkuara ngarkojnë një taksë prej 2.5 për qind makinat e importuara nga Evropa.

Pritshmëritë nga takimi Trump-Juncker, për arritjën e një marrëveshje, janë shumë të vogla.

Marrëdhënia dypalëshe tregtare mes BE-së dhe SHBA-ve, është më e madhja, me një shkëmbim tregtar prej 1.1 trilion dollarë në vit, njofton Klan Kosova.