Pritshmëritë nuk ishin të larta nga takimi Donald Trump – Jean Claude Juncker, por në Washington u arrit, çuditërisht një qasje pajtuese në konfliktin tregtar transatlantik. Shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe kryetari i Komisionit Europian ranë dakord të zhvillojnë bisedime për heqjen e tarifave doganore mbi mallrat industriale.
“Për sa kohë që zhvillohen negociata, SHBA dhe BE nuk do të vendosin tarifa të reja doganore”, tha Juncker.
Përveç kësaj, qëllimi është të flasim për harmonizimin e standardeve dhe të punojmë së bashku për të reformuar Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT),shtoi presidentit i krahut ekzekutiv të bllokut. Ai gjithashtu konfirmoi se Bashkimi Europian dëshiron të importojë në të ardhmen më shumë sojë dhe gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Juncker udhëtoi drejt Washingtonit pikërisht për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të mosmarrëveshjeve tregtare. Trumpi ka vendosur tashmë dogana të posaçme për importet e çelikut dhe të aluminit.
BE u përgjigj me tarifa doganore hakmarrëse ndaj produkteve amerikane si uiski, xhinse dhe motoçikleta. Trump kishte deklaruar edhe dogana te posaçme edhe për importin e makinave evropiane, gjë që do të godiste sidomos prodhuesit gjermane.
Brukseli kishte gati edhe për këtë rast një seri masash hakmarrëse, por gjendja tani duket se do te shkoje drejt qetësimit./Tch/