Ballina Shëndeti Psikologji Pasuria e vërtetë qëndron në këto aspekte. Lexoji dhe do të reflektosh...

Pasuria e vërtetë qëndron në këto aspekte. Lexoji dhe do të reflektosh gjatë…

Çdo vit, “Forbes”, “The Sunday Times”, publikojnë listën e njerëzve më të pasur në botë. Unë uroj që një ditë të jesh edhe ti pjesë e asaj liste, por sot dua të ta bëj të qartë se sa i/e pasur je ti. Këtë vit, në vend të pestë ishte Marc Zuckerberg me një fitim total prej 71 bilion dollarësh. Në vend të tretë ishte biznesmeni amerikan, Waren Buffett, me një fitim prej 84 bilion dollarësh. Bill Gates, themeluesi i Microsoft, u pozicionua në vend të dytë me 90 bilion dollarë. Ndërsa në vend të parë, ishte Jeff Bezos, pronari i Amazon, me një fitim total prej 112 bilion dollarësh.

Unë mendoj se pasuria është e bukur dhe brilante. Ajo mund të bëjë gjëra të pabesueshme, nëse përdoret për të bërë ndryshime pozitive për t’i ndihmuar, shërbyer dhe mbështetur njerëzit në nevojë. Por sot unë dua t’ju flas për një formë tjetër pasurie. Një nga mësimet më të mira të miat për pasurinë, ka qenë: “Ti mund ta dish se sa i pasur je, duke numëruar gjithë gjërat me vlerë që ke, të cilat paraja nuk i ble dot”. Më pëlqen shumë edhe një thënie nga Jim Carrey, e cila është: “Do të doja që gjithkush të bëhej i pasur, i famshëm dhe të arrinte çdo gjë që donte, për të kuptuar se pasuria nuk është gjithçka”.

Pasuria e vërtetë, ajo e brendshme, vetëpërmirësimi, kënaqësia, janë elementet e pasurisë që gjithkush nga ne mund t’i ketë. Unë dua thjesht të ndalesh për disa minuta dhe të bësh një listë me gjërat që paratë nuk i blejnë dot. Ndoshta aty përfshihet një familje e bukur, ndoshta një partner/e fantastik/e, ndoshta është një dhunti apo talent që e keni zbuluar së fundmi tek vetja juaj etj.

Arsyeja se pse po përqendrohem më tepër në këtë listë, është sepse shpesh herë ne i harrojmë këto gjëra. Ato nuk përfshihen në revista, gazeta, por mund t’i shohësh përditë për t’i kujtuar vetes se sa me fat, sa mirënjohëse, dhe sa e pabesueshme është jeta jote në të vërtetë. / bota.al