Ballina Kosovë VIDEO: Përfshihet në aksident eskorta e presidentit Thaçi, policia jep detaje

VIDEO: Përfshihet në aksident eskorta e presidentit Thaçi, policia jep detaje

Eskorta ku udhëtonte presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përshfirë në një aksident rrugor ditën e sotme në orën 14:55 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.

Mediat kosovare raportojnë se në aksident janë përfshirë katër automjete por përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e aksidentit ndërsa rruga tani është e liruar për qarkullimin e automjeteve.

Në lidhje me lajmin ka reaguar edhe vetë Presidenca e Kosovës ku thuhet se nuk ka të lënduar.

“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit.

Tetova News në YouTube:

Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të rrugës, ka vazhduar me agjendën e tij ditore. (TemA)