Manchester City është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për boshnjakun e Juventus, ndërsa Miralem Pjanic duket se është në periudhë “reflektimi”, në këtë çështja ka ndërhyrë edhe shoku i tij i skuadrës, Dybala.
Me anë të një postimi në “Instagram”, ylli argjentinas i kërkon boshnjakut të qëndrojë te Juventusi. “Mira qëndro, mos shko te City”, i ka shkruar Dybala.
Megjithatë, duket se një oferte tunduese prej 100 milionë eurosh nuk mund t’i rezistojë Juventusi e gjithashtu në anën tjetër, anglezët janë gati edhe për një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për lojtarin dhe zor se një mesazh nga Dybala do të bëjë një refuzim kaq të madh nga palët./Tch/