Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri në 36 gradë nesër dhe pasnesër, ndërsa në orët e pasdites shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, veçanërisht në lindje dhe zonat malore, paralajmëroi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Edhe gjatë fundjavës në disa vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, me ç’rast do të fryjë erë e përforcuar deri në të përforcuar e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave për disa gradë.
Sipas parashikimit të DPHM, sot temperaturat maksimale do të arrijnë 35 gradë Celsius, ndërsa vlera e indeksit UV do të arrijë 9. Temperaturat e paralajmëruara maksimale për nesër dhe pasnesër do të arrijnë deri në 36 gradë, ndërsa për fundjavë do të ulen deri në 31 gradë Celsius