Ballina Aktualitet Lajme I arrestuari nga Maqedonia për veprime mafioze, ua ka shitur armët Grupit...

I arrestuari nga Maqedonia për veprime mafioze, ua ka shitur armët Grupit të Kumanovës?

Nëntë persona janë arrestuar në Itali për shkak të trafikimit të emigrantëve nga Ballkani drejt Zvicrës dhe tregtimit me armë, ar, diamant dhe larje parash. Policia italiane ka kumtuar se ka arritur që të shpërndajë dy grupe, njëri më bazë veri të Italisë dhe e dyta ka operuar në Sicili, njofton Portalb.mk.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Maqedonisë, një i Shqipërisë dhe shtatë të Italisë. Edhe shtatë të tjerë të dyshuar, shumica nga shtetet ballkanike, janë në arrati.

Hetimi ka zbuluar se emigrantët kanë paguar nga 3.000 euro që të transferohen nga veriu i Italisë në Zvicër.

Dega e Sicilisë së organizatës ka trafikuar emigrantë nga Ballkani deri në Itali, duke u ofruar leje të rrejshme për punë.

Sipas komandatit të policisë në Palermo, Antonio di Stazio, të kriminelët e dyshuar kanë pasur lidhje “konkrete dhe shumë të rrezikshme” me mafian siciliane “Koza Nostra”, por edhe me grupe paramilitare nga Kosovës.
Lidhja kosovaro-sicialiane

Në mesin e të arrestuarve është edhe Fatmir Latifi, për të cilin DPA thotë se ua ka shitur armatimin grupit të Kumanovës, të cilët të njëjtin e kanë shfrytëzuar në Lagjen e Trimave të Kumanovës në vitin 2015-të. Latifi ka qenë i përzier edhe në disa vepra të tjera të trafikimit. Mes tjerash, ai dyshohet edhe për rishitje të disa diamanteve me vlerë pre 11 milionë euro, të vjedhura në Zvicër nga disa blerës të panjohur në Bruksel. Por, e njëjta nuk ka arritur të realizohet, thotë policia italiane, përcjellë “Dojçe Vele“.

@tn.lajmelokale
@tetovanews