Ballina Aktualitet Lajme Shkup, suspendohet nga puna një infermiere pasi ka bërë “selfi” me një...

Shkup, suspendohet nga puna një infermiere pasi ka bërë “selfi” me një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore

Një ndihmëse e infermieres e cila përpara një viti është fotografuar “selfi” me një pacient i cili ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore është suspenduar nga vendi i saj i punës në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, konfirmoi për “Fokus”, drejtori i Spitalit, Hristijan Kostov, njofton Portalb.mk.

“Ndihmësja e infermieres është suspenduar nga puna dhe tani duhet që të vendosim nëse do të sanksionohet. Për momentin është formuar komision pese anëtarësh, i cili nesër duhet që të mblidhet dhe të miratojë vendim. Edhe një herë e përsëris se punët e tilla nuk guxojnë që të ndodhin në spitale. Ajo është e tmerrshme. Pacienti tanimë 1 vit që ka vdekur”, theksoi Kostov.

@tn.lajmelokale
@tetovanews