Futbollistët e përfaqësueses franceze duhet të bëhen gati, pasi shumë shpejt janë të detyruar të mbajnë premtimet që kanë bërë para Botërorit.
Disa muaj më parë, kur po luhej një miqësore, futbollistët u intervistuan nga mediat franceze dhe disa prej tyre bënë premtime të bujshme nëse në verë do të ktheheshin në shtëpi me Kupën.Franca fitoi finalen dhe disa prej lojtarëve tashmë duhet të mendojnë se si të mbajnë premtimet, pasi për emra si Matuidi apo Rami, plotësimi i tyre nuk do të jetë aspak i lehtë.
Premtimet e lojtarëve
Matuidi: Nëse fitojmë Kupën e Botës do të bëj Paris-Torino me biçikletë (776 km)
Giroud: Nëse fitojmë ne, atëherë premtoj se do të qethem në zero
Lemar: Nëse fiton Franca atëherë do të bëj një ngjyrosje të çmendur flokësh
Rami: Nëse fitojmë, do të dueloj ndaj Tedi Riner (kampion bote për 10 vite në xhudo)
Loris: Nëse fitojmë, do të bëj xhiron e lokaleve në të gjithë Nicën
Toliso: Nëse fitojmë, do të bëj tatuazh Kupën e Botës në krah
Fekir: Nëse fitojmë, do të qeth kokën në zero