Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave.
Kitaroviq do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë përpara deputetëve, konfirmojnë burime nga Kuvendi i Shqipërisë për ATSH-në.
Presidentja Kitaroviq gjithashtu do të takojë krerët e shtetit shqiptar, presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi./ATSH/