Qeveria del kundër Lidhjes së Odave Ekonomike, e cila një ditë më parë deklaroi se shënon rritje ekonomia e zezë dhe se shumë kompani po ç’lajmërohen. Nga kabineti i zëvendës- kryeministrit Koço Angjushev shprehen se shifrat për regjistrimin dhe fshirjen e kompanive janë të njëjta sikur vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të fundit nga Regjistri Qendror, përfshirë ditën e sotme, në vitin 2018 gjithsej janë fshirë 5309 ndërmarrje nga të gjitha regjistrat, prej të cilave pjesa më e madhe ose 3309, janë ndërmarrje të cilat nuk kanë regjistruar aktivitete në tre vitet e fundit. Nëse krahasohen të dhënat me shifrat e vitit 2017, kur gjithsej 10.620 kompani janë fshirë nga të gjitha regjistrat, prej të cilave 6543 nuk kanë qenë aktiv, mund të vijmë në përfundim se nuk ka përjashtime lidhur me numrin e kompanive që fshihen nga Regjistri qendror – thanë nga Kabineti i zv/kryeministrit Koço Angjushev.
Megjithatë nga Qeveria paralajmërojnë se së pari duhet të bëhet ekipimi i shërbimeve të inspektorateve, e më pas të bëhen kontrolle të shtuara. Ndërsa ekspertët tatimor thonë se përveç kontrolleve të shtuara, nevojiten edhe gjoba më të mëdha, por edhe masa nga Qeveria për luftë kundër ekonomisë së zezë.
Kjo tregon se janë motivuar nga zona ku nuk kanë stres, nuk kanë frikë nga inspektimet të barten në zonë ku ka rrezik, përfshirë këtu edhe pagesën e gjobave. Duket qartë se niveli i dënimeve nuk është sa duhet nëse ato i motivojnë edhe më tej të kalojnë nga zona e bardhë në zonën e zezë – u shpreh Pavle Gacov, ekspert tatimor.
Gacov shprehet se me vetë atë që nuk janë regjistruar dhe nuk janë obligues të TVSH-së kursejnë 18 për qind. Kanë kursim prej 27 për qind nga mospagesa e kontributeve të pagave. Kursejnë 10 për qind të tatimit personal ndaj të gjitha pagesave personale duke i përfshirë edhe pagat, si edhe 10 për qind tatim të fitimit të dallimit mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Mospagesa e këtillë i shkatërron ndërmarrjet që punojnë në mënyrë të ligjshme.
Në situatë të këtillë kur haset dikush që ushtron veprimtari ekonomike që nuk është e regjistruar duhet të vjen deri te marrja e pasurisë së fituar që të dërgohet porosi se nuk shpaguhet evitimin i këtillë i pagesës së tatimeve publike dhe konkurrencë adekuate e atyre që janë në ekonominë e ligjshme – deklaroi Pavle Gacov, ekspert tatimor.
Një nga premtimet e Qeverisë aktuale ishte zbutja e politikës së ndëshkimit, përkatësisht së pari paralajmërime për kompanitë, e më pas dënime, si dhe uljee gjobave në përputhje me madhësinë e ndërmarrjes dhe kundërvajtjes. Këto ndryshime ligjore janë pjesë e Propozim-ligjit për kundërvajtje në të cilin punojnë tashmë ekspertë në Ministrinë e Drejtësisë./am/