Ballina Aktualitet Lajme ZAEV: PRESIDENTI TA NËNSHKRUAJË LIGJIN PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME GREQINË

ZAEV: PRESIDENTI TA NËNSHKRUAJË LIGJIN PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME GREQINË

Presidenti Gjorge Ivanov ta nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë, ndërsa referendumi këtë vetëm do ta konfirmojë, apelon sot kryeministri, Zoran Zaev. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kryeministri Zoran Zaev përmendi se për herë të parë pas 27 viteve qytetarët kanë mundësi të vendosin për të ardhmen e Maqedonisë.

“Procesi ka zgjidhje, atë e di opinioni. Është mirë që presidenti të nënshkruajë Marrëveshje dhe le të mbetet në qëndrimet e tij. Ato janë legjitime, secili ka të drejtë për këtë. Unë me të për shumë çështje pajtohem, reformat në Armatë, diplomatët filluan të vendosen, për këtë çështje nuk pajtohemi, por ligjet dhe Kushtetuta na detyrojnë se si të veprojmë – ligj i nënshkruar, absolutisht hyn në fuqi, por referendumi është përfundimtar. Më vjen mirë që arrijnë sinjale të tilla nga presidenti dhe opozita, por qytetarët janë ata që na vënë në pozitë apo opozitë, ata janë shumë të vetëdijshëm. Të dëshmojmë se të gjithë i respektojmë Kushtetutën dhe ligjet, se jemi për në NATO dhe BE, qytetarët atë nga ne e presin dhe ajo është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për ata”, tha Zaev.

Zaev shtoi se beson në popullin dhe në suksesin e procesit, me të cilin do të mburren shumë gjenerata.

@tn.lajmelokale
@tetovanews