Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur të marrë vëmendjen e medias britanike BBC gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Londër, jo për atë çfarë artikuloi por për çfarë kishte veshur.
Atletet e bardha të shefit të qeverisë shqiptare kanë goditur edhe kësaj radhe, duke e dalluar nga të tjerët.
Në një video të publikuar në twitter, BBC shfaq foton zyrtare të liderëve pjesëmarrës në Samit teksa ironizon: “Duket se dikush ka veshur këpucët e gabuara”.
“Fotoja e familjes” është një moment tradicional, por atletet sportive nuk duhen shpesh në rreshtin e parë. Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që me sa duket e paska shijuar foton”, shkruan BBC.