Pas informacionit të publikuar nga “El Confidencial” ku thuhet se policia ka përgjuar një bisedë të ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, nën hetim për pastrim parash, ku flitej për një “Juanjo”. Këtij personi, pretendohet se ish-presidenti i Barcelonës i “bleu një mëlçi të paligjshme” për Abidal, kur atij iu rikthye kanceri dhe iu desh të bënte transplantin e këtij organi në prill të vitit 2012. Fondacioni “Eric Abidal”, në emër të tij dhe vetë ish-lojtarit të Barcelonës, ka raportuar se “i gjithë procesi i transplantit të mëlçisë është përshtatur me procedurat dhe protokollet e vendosura”. Përmes një deklarate të dërguar në EFE, ky fondacion mohon kategorikisht informacionin e shpërndarë për parregullsitë në trajtimin e sëmundjes së tij.
“Të vjen keq që vënë në dyshim nderin e të gjithë atyre që janë përfshirë në të gjithë procesin, të cilin Eric Abidal e ka kaluar me admirim dhe vlerësim të madh, veçanërisht karshi donatorit, që është kushëriri i tij, Gerard”, – thuhet në deklaratë.