Ballina Bota ROUHANI: LUFTA ME IRANIN, NËNA E TË GJITHA LUFTËRAVE

ROUHANI: LUFTA ME IRANIN, NËNA E TË GJITHA LUFTËRAVE

Irani përballet me rritje të trysnisë amerikane dhe zgjatje të sanksioneve pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja ndërkombtëare e 2015-ës lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Duke iu adresuar një turme të diplomatëve iranian, presidenti Hassan Rouhani i ka kërkuar presidentit Trump “që të mos luaj me bishtin e luanit, pasi që kjo sipas tij do të shpinte vetëm në keqardhje”.

“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjitha paqeve dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, ka thënë Rouhani, duke e lënë të hapur edhe mundësinë e arritjes së paqes midis dy vendeve që janë në armiqësi me njëra tjetrën që nga revolusioni islamik i vitit 1979.

“Ju nuk jeni në gjendje të nxisni kombin iranian kundër sigurisë dhe interesave të Iranit”, ka thënë Rouhani, në një referencë të qartë ndaj përpjekjeve të raportuara të Uashingtonit për të destabilizuar qeverinë islamike të Iranit.

Në Uashington, zyrtarë amerikanë të familjarizuar me çështjen i kanë thënë Rojtersit se administrata e Trumpit ka lansuar një ofenzivë fjalimesh dhe komunikimesh online me qëllim të nxitjes së trazirave dhe që ti bëhet trysni Iranit për t’i dhënë fund programit bërthamor dhe mbështetjes ndaj grupeve militante.