Ballina Aktualitet Lajme Stoltenberg: Nesër ftesë, anëtarësimi kur të finalizohet Marrëveshja për Emrin

Stoltenberg: Nesër ftesë, anëtarësimi kur të finalizohet Marrëveshja për Emrin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në konferencë për shtyp në Bruksel, përpara fillimit të Samitit të NATO-s, paralajmëroi se është arritur pajtueshmëri që Shkupi t’i fillojë bisedimet për anëtarësimin në NATO, ndërkaq do të kyçet në Aleancë me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, kur të implementohet Marrëveshja me Greqinë, njofton Portalb.mk.

“Pas marrëveshjes historike për çështjen e emrit, jemi pajtuar që ta ftojmë Shkupin që t’i fillojë bisedimet hyrëse. Atëherë kur Marrëveshja do të finalizohet dhe do të implementohet do të jemi në mundësi që ta ftojmë IRJM-në që të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Stoltenberg.