Ballina Aktualitet Lajme Shekerinska: E arritëm të pamundurën, Maqedonia ulet në një tryezë me superfuqitë...

Shekerinska: E arritëm të pamundurën, Maqedonia ulet në një tryezë me superfuqitë botërore (VIDEO)

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, para samitit të NATO-s në Bruksel, nëpërmjet një video – deklaratë drejtuar qytetarëve të Republikës së Maqedonisë potencon se në dy ditët në vijim Maqedonia do të ulet në tryezë të njejtë me superfuqitë botërore, dhe se prej vitit 2008 qytetarët panë çka do të thotë të jetohet në shtet të pasigurtë dhe në rajon jostabil.

“Nesër dhe pasnesër, në Bruksel, Republika e Maqedonisë do të ulet në tryezë të njejtë me superfuqitë botërore.Vendi ynë zyrtarisht do ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO. E lëshuam këtë mundësi në vitin 2008 dhe prej atëherë, gjërat nisën në drejtim të gabuar. Pamë çka do të thotë të jetohet në shtet të pasigurtë dhe në rajon jostabil. Kaluam nëpër shumë kriza, ndërsa shteti stagnonte në çdo fushë. Bashkëqytetarë të respektuar, gjatë dhjetë viteve një gjë u bë e qartë – pa perspektiva të hapura për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e ardhmja e Maqedonisë është e pasigurtë. Anëtarësimi në NATO është mundësi historike të cilën tani duhet ta shfrytëzojmë. Me këtë Republika e Maqedonisë do të bëhet partnere dhe aleate me vendet më të fuqishme në botë. Anëtarësimi në NATO do të jetë stabilitet dhe siguri për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Por, kjo do të sjellë edhe mundësi për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe prosperitet”, thotë Shekerinska në video porosinë.

Ajo thekson se vitin e kaluar u bënë ndryshime të mëdha, hapa të mëdhenj përpara, ndërsa u zgjidhën probleme të vështira.

“Treguam se Maqedonia mundet më mirë. Jam krenare me arritjet, vazhdojmë më tutje”, thotë ministrja Shekerinska në video-porosinë e saj.

@tn.lajmelokale
@tetovanews