Tërmeti ka tronditur sërish Shqipërinë.
Vetëm pak minuta më parë Tirana është tronditur nga një tërmet i fortë i cili është ndjerë ndjeshëm.
Qytetarët kanë braktisur me shpejtesi zyrat dhe banesat.
Ende nuk dihet sa ka qenë intensiteti i lëkundjeve, por ka qenë i fortë.
Nga të dhënat e para është mësuar se tërmeti ka qenë 4.7 ballësh i gradës rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Rrogozhinë në një thellësi prej 5 kilometrash. /albeu.com/