Ballina Bota Tony Blair këshillon Arabinë Saudite për 12 milionë dollarë

Tony Blair këshillon Arabinë Saudite për 12 milionë dollarë

Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të këshillojë qeverinë saudite pas një marrëveshjeje prej 11.8 milionë dollarë, shkruan Sunday Telegraph, transmeton zeri.info.

Më parë këtë vit, u arrit një marrëveshje midis Arabisë Saudite dhe “Institutit të tij të Ndryshimit Global”, me qëllim të mbështetjes së programit të modernizimit të princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Kjo është kontrata e parë e rëndësishme e Institutit të Blairit, i themeluar në vitin 2016, dhe kontrata është quajtur “jo fitimprurëse”.

Instituti mori 10 milionë dollarë në janar për punën që kryen stafi i Institutit në Lindjen e Mesme. Kontrata nuk është përmendur në faqen e internetit të Institutit, megjithëse një post lavdie është postuar për Arabinë Saudite dhe Princin e Kurorës.

Një zëdhënëse konfirmoi se TBI (Instituti Tony Blair) “mori një donacion nga kompania saudite MIL” (Media Investment) për punën “jofitimprurëse” të Institutit.

“Ne po punojmë për të mbështetur një program ndryshimi në Arabinë Saudite”, tha një zëdhënës i Institutit./Zeri/