Mes personave që rezultojnë të zhdukur pas zjarreve të fuqishme që dogjën Atikën, është edhe aktorja e njohur greke Chryssa Spiliotis.
Media greke “Zougla” raporton se fotografia dhe emri i saj, dhe ai bashkëshortit Dimitris Tournabitis një atletet peshkimi, janë në regjistrin e të dhënave në internet ku të afërmit e personave të pagjetur mund të depozitojnë fotografi të njerëzve të tyre, gjurmët e të cilave janë humbur pas zjarrit shkatërrues.
Postimi i fundit në rrjetet sociale i aktores është i para dy ditëve.
Në vitin 1997, Spiliotis u shfaq në televizionin Mega, në serialin “Mbretëresha e Mbretëreshës”. Gjithashtu, ka luajtur në teatër. Ajo njihet edhe si autore librash.
Deri në këto momente raportohet se si pasojë e zjarreve masive kanë vdekur 76 persona, më shumë se 100 të zhdukur dhe 164 të tjerë kanë marrë plagë të shumta. /Panorama