Brexit, duket se do të jetë një proces edhe më i vështirë seç mendohej për Britaninë, e cila nuk ka ende një planë konkret për t’ia paraqitur BE-së dhe për të siguruar tregun e përbashkët dhe lëvizjen e lirë, edhe pas largimit nga unioni.
E teksa planin e ri të Thersa May-t, e kundërshtoi hapur në mbledhjen e kabinetit pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Boris Johnson ka hedhur një tjetër hap kundër qeverisë duke dhënë dorëheqjen nga posti në fjalë.
Johnson që njihet si një ithtar i Brexit, e ka kundërshtuar “vasalitetin” nga BE që plani i kryeministres dikton dhe largimi i tij nga qeveria i hap rrugën një krize të thellë politike mbi strategjinë e daljes nga BE në Britaninë e Madhe.
Ai është ministri i dytë i kabinetit që largohet nga qeveria brenda pak orëve, pas dorëhqejes së Ministrit të Brexit, David Davis.
Largimi i Johnson vjen 30 minuta para se Theresa May të adresojë Parlamentin rreth planit të saj të ri Brexit, i cili ka zemëruar shumë deputetë të konservatorëve.
Në një deklaratë të stafit të kryeministres falënderohet Johnson për punën e tij dhe thuhet se një zëvendësues do të shpallet shumë shpejt.(gazeta-Shqip.com)