Ballina Argëtim Kuriozitete U ‘mbyt’ 18 muaj më parë, gruaja shfaqet e gjallë në mes...

U ‘mbyt’ 18 muaj më parë, gruaja shfaqet e gjallë në mes të plazhit

Gjë grua e cila besohej se ishte mbytur në det 18 muaj më parë, por që trupi nuk iu ishte gjetur kurrë, u shfaq shëndoshë e mirë në një plazh të Indonezisë, e veshur me të njëjtat rroba me të cilat ishte zhdukur.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “RT”, rishfaqja e 53-vjeçares Nining Sunarsih është e mbushur me mister. Në Janar të vitit të shkuar ajo u tërhoq nga një dallgë masive teksa ndodhej në plazhin Citepus, Sukabuni.

Ajo u zbulua nga një e afërme e saj rreth mesnatës të së shtunës së shkuar, në të njëjtin breg nga ku ishte zhdukur. Deri më tani mbetet e paqartë se çfarë i ka ndodhur kësaj gruaja përgjatë muajve që rezultonte e zhdukur.

Çfarë e bën edhe më të çuditshme këtë ngjarje është se pak ditë pasi ishte zhdukur në zonë u gjet një trup i pajetë, që fillimisht besohej se i përkiste 53-vjeçares. Megjithatë testi i ADN-së zbuloi se nuk bëhej fjalë për të.

Mediat vendase shkruajnë gjithashtu se rishfaqja e pabesueshme 53-vjeçares vjen pasi xhaxhai i saj kishte deklaruar se e kishte parë disa herë në ëndërr dhe ishte i bindur se Sunarsih do të gjendej e gjallë.

Sunarsih kishte shkuar për pushime tek motra dhe nipi i saj kur ndodhi tragjedia, në 2017-ën. Pas shfaqjes së saj në breg të detit, ajo u dërgua në spital ku dhe po merr ndihmë mjekësore.

Banorët në Sukabumi thuhet se mbetën të shtangur nga kthimi i saj./tvklan.al