Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 milionë euro. Kjo është edhe lëvizja e dytë e paralajmëruar nga Spalletti, pas marrëveshjes me Atletico Madrid për Sime Vrsaljko.Pikërisht negociatat për mesfushorin kilian është përshpjetuar ndjeshëm. Siaps “Gazzetta dello Sport”, Arturo Vidal nuk ka qenë kurrë kaq afër Inter-it. Bayern Munich i ka hapur rrugë kushteve të zikaltërve, më saktë ndaj të kërkesës për huazim me të drejtën e blerjes. Sigurisht një shifër ndjeshëm më e vogël nga 30 milionë eurot e kërkuara nga bavarezët deri pak orë më parë.Kostoja e transaksionit varion nga 18 deri në 20 milionë euro, në varësi të shifrës që Inter do të dojë të vendosë menjëherë në pjatë për huanë.
Sigurisht një shifër shumë më pak se 30 kërkuar nga bavarezët deri disa orë më parë. Ndër të tjera, nevojitet një hap i rëndësishëm teknik: ish-lojtarit të Juventus do t’i duhet të përfitojë nga opsioni i njëanshëm që i lejon atij të zgjasë kontratën me Bayernin deri në vitin 2020, në mënyrë që të mund të realizojë huazimin me të drejtën e riblerjes me zikaltrit.Kostoja e operacionit varion nga 18 deri në 20 milionë euro. Tjetër detaj befasues vetëm disa ditë më parë: mesfushori do të firmosë një kontratë trevjeçare për 4,5 milionë euro, shumë më pak krahasuar me shifrën që Vidal merr te Bayern.Për Sime Vrsaljo ndërkohë është gjithçka e vednosur. Kujtojmë modalitetet dhe shifrat e operacionit: huazim me kosto prej 6,5 milionë euro me të drejtën e blerjes të fiskuar për 17.5. Lojtari kroat duhet të kryejë vizitat mjekësore të mërkurën, për t’u nisur sërish më pas për disa ditë të tjera pushimesh.Ndërkohë Inter, siç raporton “Sky Sport”, është takuar edhe me Chelsea për shitjen e Matias Vecino. Maurizio Sarri është i vendosur për ta patur mesfushorin uruguaian, i cili gjithashtu dëshiron të largohet nga zikaltrit për shkak të konkurrencës. Çmimi i kartonit të lojtarit është fiksuar në 36 milionë euro.