Eskorta ku udhëtonte presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përshfirë në një aksident rrugor ditën e sotme në orën 14:55 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.
Mediat kosovare raportojnë se në aksident janë përfshirë katër automjete por përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e aksidentit ndërsa rruga tani është e liruar për qarkullimin e automjeteve.
Në lidhje me lajmin ka reaguar edhe vetë Presidenca e Kosovës ku thuhet se nuk ka të lënduar.
“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit.
Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të rrugës, ka vazhduar me agjendën e tij ditore. (TemA)