Ky është momenti tronditës kur një fëmijë qëndron i varur në ballkonin e katit të 18-të, të një ndërtese në jugperëndim të Kinës.
Pesëvjeçari me sa duket ishte rrëzuar nga ballkoni i katit të 19-të në qytetin kinez Dazhou, por kishte arritur të kapet në mbrojtësen e ballkonit të katit të 18-të.
Fatmirësisht ai është parë në kohë nga banorët e pallatit dhe u shpëtua nga ekipi i zjarrfikësve për vetëm tetë minuta. (TemA)