VMRO-DPMNE-ja ka propozuar emrat e anëtarëve të KSHZ-së tek kreu i Kuvendit. Informacionin për Alsat M e konfirmoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së, Dragan Danev. Sipas tij, Oliver Derkovski është propozuar për kryetar ndërsa për anëtare Elizabeta Postolovska. Opozita pret që sot kreu i Kuvendit të caktojë seancën për emërimin e anëtarëvetë KSHZ-së. Ditë më parë, LSDM-ja, BDI-ja dhe Besa e Kasamit i propozuan Talat Xhaferit kandidatët e tyre për anëtarë të KSHZ-së. Deri në këto momente nuk ka informacion nëse i pari i Kuvend do të thirr seancë ose jo. Opozita kërkon që Xhaferi të paktën ta thirr seancës, ndërsa më pas ashtu sic parashikon Rregullorja me të udhëheq njëri nga nënkryetarët.
VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale