Pas pothuajse një ore debat, Kuvendi sot pasdite miratoi rendin e ditës të seancës së 53-të në program të së cilës janë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me procedurë të shkurtuar.
Shumica parlamentare e edhe sot nuk pranoi propozimin VMRO-DPMNE-së që të tërhiqet nga rendi i ditës pika e 12, e cila është propozimi i Qeverisë për ndryshimet në Kodin zgjedhor.
Koordinatori i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, gjatë seancës ka kritikuar kryetarin e kuvendit Talat Xhaferi, pasi ai po shkel rregulloren e kuvendit.
“Elaborimi i juaj i gjerë pse dhe si është, është një dëshmi për opinionin e Maqedonisë, se edhe kësaj radhe për fat të keq po shkelet rregulloja për punë të Kuvendit të RM-së. Këtë e kanë të qartë edhe kolegët e LSDM-së. Mendoj se duhet të marrë fund kjo epokë e shkeljes së përditshme të rregullores për punë në këtë shtëpi ligjdhënëse”, tha Dragan Danev – VMRO-DPMNE.
Dje Kuvendi votoi nevojën për miratimin e propozim-ndryshimeve të kodit zgjedhor, ku Qeveria kërkon që anëtarët e KSHZ të zgjidhen me shumicë apsolute prej 61 votash dhe jo me dy të tretën e votave.
Pas votimit të djeshëm të nevojës që këto propozim ndryshime të miratohen me procedurë të shkurtër, ende nuk ështa caktuar seancë e Komisionit amë, që është Komisioni për çështje evropiane. Kjo për shkak se siç thonë përfaqësuesit e partive politike, tu jepet hapësirë liderëve politik, të diskutojnë në takim liderësh me qëllim që të gjendet zgjidhje eventuale për KSHZ-në.