Një koleksion me papirus në universitetin e Baselit në Zvicër përmbante një mister.
Një nga papirusët ishte ndryshe nga çdo tjetër, duke çuditur studiuesit. Ajo ishte e shkruar nga të dyja anët, me shkronjat që shkonin në drejtim të kundërt.
Por më në fund studiuesit e kuptuan se çfarë ishte e çuditshme në të.
Rezultoi se bëhej fjalë për shumë fletë papirusi të ngjitura bashkë.
Papirusi 2000 vjeçar u shqyrtua në Laboratorin e Shkencave Humane në Bazel nën rrezen e infrave të kuqe dhe ultravioletë.
Rrezet ultraviolet nuk përdoren për të ndihmuar në deshifrimin e papirusit, por në këtë rast zbuloi misterin e tij, që kishte disa shtresa të lidhura së bashku me një lloj ngjitësi mesjetar.
Sapo e kuptuan se çfarë nuk shkonte, studiuesit morën një specialist për të ndarë shtresat e papirusit.
Studiuesit zbuluan se bëhet fjalë për një dokument mjekësor të panjohur më parë ku një pjesë e shkrimit shtonte kuptueshmërinë e dijetarëve për të kaluarën.
Bazuar në ngjashmëritë e tij me një papirus të mbajtur në Ravenna të Italisë, teksti i tij duket të jetë vepra e Galenit, mjekut më të njohur të epokës romake, ose mund të jetë një koment mbi punën e tij.