Ballina Aktualitet Rajoni Zyrtare: Caktohet ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë

Zyrtare: Caktohet ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë

Donald Trump ka caktuar ambasadoren e re në Shqipëri, e cila do të zëvendësojë Donald Lu-në, të cilit i mbaroi mandati.

Ajo është Kathleen Ann Kavalec.

Emërimi është zyrtarizuar nga Departamenti i Shtetit.

“Kathleen Ann Kavalec nga Kalifornia, do të jetë ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.

Znj. Kavalec aktualisht shërben si zëvendës ndihmës sekretare në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, me mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.

Më parë ka shërbyer si drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, zëvendës shefe e Misionit të Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Francë, zëvendës koordinatore për Ndihmë në Byronë Europiane dhe drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtimi dhe Stabilizimi.

Znj. Kavalec mban një “A.B” në Shkencat Politike nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe një “M.S.F.S” në Shërbimin e Jashtëm nga Universiteti Georgetown.

Ajo flet rrjedhshëm gjuhën frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze”, thuhet në njoftim.

(TemA)