Ballina Bota Alkatraz, kush guxoi të arratisej nga burgu më i tmerrshëm i botës

Alkatraz, kush guxoi të arratisej nga burgu më i tmerrshëm i botës

Nga Fiona Guy.

Alkatraz ose “The Rock”, ishte projektuar si stacioni fundor. Mbyllini gjithë djemtë realisht të këqij në një burg të sigurisë së lartë dhe tëizoluar nga bota, ndajini ata nga të burgosurit e tjerë, dhe thyejini moralisht. Regjimi i tij ishte brutal; dhe s’kishte të bënte aspak me rehabilitimin, por me ndëshkimin. Të burgosurit transferoheshin në Alkatraz nga burgje të tjera, kur nuk mund të kontrolloheshin dot. Për 29 vite, Alkatraz u cilësua si një nga burgjet më të sigurt dhe më të egër në botë. I rrethuar nga uji, dhe i ndërtuar mbi shkëmbinj të fortë, ai ishte një burg i projektuar për të mbajtur pas hekurave për aq kohë sa ishte e nevojshme, dhe nëse ju ndërkohëdo të çmendeshit, ashtu qoftë.

Të dy famëkeqët, Al Kapone dhe “Mitralieri” Kellivuajtën dënimin në Alkatraz.Ishulli i Alkatrazit ndodhet brenda Gjirit të San Françiskos, dhe u identifikua në vitin 1800 nga ushtria si një vend ideal për të shërbyer si bazë ushtarake, për të mbrojtur gjirin dhe qytetarët e saj.

Ishulli u rrafshua, dhe në të u ndërtua në një fortesë ushtarake moderne dhe e mirë-pajisur.

Pesë topa të mëdhënj 50-inç, mund të godisnin nënjë distancë prej 3 miljesh në të gjitha drejtimet.

Izolimi i vendit, edëshmoi vlerën e tij si një burg ushtarak, dhe një burg u ndërtua enkas për të futur kriminelët më të këqinj. Me kalimin e kohës, popullata e burgut vazhdoi të rritet, me dërgimin e më shumë personeli ushtarak, për të shërbyer opër një kohë të caktuar në ishull. Ndërtesat, të cilat u bënë të njohura si burgu Alkatraz, u ndërtuan me dënimin në mendje, për të përballuar popullatën në rritje të burgjeve.

Nga vitet 1920, Amerika ishte e mbërthyer në “kthetrat” e bandave, dhe veprimtarisë kriminale të cilën ata po luftonin për ta kontrolluar. Byroja Federale e Burgjeve, duhej të vepronte dhe burgu Alkatraz ishte zgjidhja. Në vitin 1933, Departamenti i Drejtësisë, mori kontrollin e burgut nga ushtria dhe filloi të bënte ndryshime për të përmbushur synimin e ndërtimit të burgut më të sigurt në dispozicion.

Në vitin 1934, Burgu Alkatraz u shpall zyrtarisht i hapur, dhe të burgosurit filluan të vinin nga burgjet e tjera në gjithë SHBA-ja. Burgu ishte projektuar për të mbajtur 600 të burgosur.Ndëshkimet për sjellje të pahijshme, përfshinin mbylljen të prangosur me zinxhirëve në dhomat e errëta nën burg për 14 ditë, me shumë pak bukë dhe ujë sa për të mbijetuar.

Ashtu si në burgjet bashkëkohore, të burgosurit kishin numra, dhe rrallë përmendeshin me emër. Numri 85 ishte Al Kapone. Ai kishte vazhduar të drejtonte punët e tij të paligjshme kur ndodhej në burgje të tjera, ndaj u transferua në Alkatraz për të parandaluar komunikimin me botën e jashtme.

Kur mbërriti në ishull në vitin 1934, ishte prekur nga sëmundja e sifilisit, qëngadalë ndikoi në kujtesën e tij, dhe për këtë arsye u transferua në vitin 1945, kur ishte një i burgosur shumë më pak i rrezikshëm.Numri 117 ishte Xhorxh Kelli “Mitralieri”, një njeri i arsimuardhe grabitës bankash.

Në vitin 1933, ai udënua bashkëme gruan e tij për rrëmbimin e milionerit Çarls Urshel. Thuhet se ai ndryshoi tërësisht në Alkatraz, duke u bërë një i burgosur i sjellshëm. Pati zëra se ishte bashkëshortja e tij Kethrin, nxitësja kryesore e veprimeve të tij kriminale, një grua me të cilën ishte çmendurisht i dashuruar, dhe do të bënte ndonjë gjë për të. Numri 594 ishte Robert Straud, i ashtuquajturi “Njeriu i zogjve në Alkatraz”. Në fakt, Straud nuk mbante ndonjë zog në Alkatraz, por përdorte në burgimet e tij të mëparshme për të marrë këtëpseudonimin. Ai ishte një njeri që zhytej vazhdimisht në telashe, dhe përleshej me të burgosurit e tjerë, duke shfaqur agresivitetin e tij.

Ai kaloi gjithsej 43 vjet në vetmi, dhe për pasojë i kaloi 11 vitet e fundit të jetës në burg në një qeli të veçantë krejtësisht i vetmuar, dhe pakomunikimin më tëvogël me askënd.Nëse do të dërgoheshe në Alkatraz, nuk do të kishe asnjëshans për t’u liruar.

Nëse do të ishit me fat dhe do të shfaqnit shenja të përmirësimit të sjelljes, mund të transferoheshitsërish në një burg tjetër.Ju do të kalonit shumicën e kohës në qelinë tuaj. Nëse do të ishit fatlum, do të kishit njëqeli, nga ku të shijonit një nga pamjet më të bukura të San Franciskos.

Imazhi i një qytetërimi, pjesë e të cilit ju nuk do të ishit më kurrë. Ju do të shihnit sesi bashkëvuajttësit tuaj, do tëpërpiqeshin të përshtateshin me kushtet e burgut tëAlkatraz. Disa u çmendën, gjatë kohës që ishin në izolim. Të tjerë u fiksuan pas idesë së arratisjes; të vendosur se duhet të gjenin me çdo kusht një mënyrë për t’u larguar ishulli, për tu përzjerë më pas me turmat e San Franciskos.

Alkatraz kishte reputacionin e një burgu të pamundur për t’u arratisur. Edhe në qoftë se dikush arrinte të dilte jashtë mureve të burgut, përpjekja për t’ularguar nga ishulli, do tëishte një vetëvrasje. Një notim prej 1 milje detare qëndronte mes jush dhe lirisë, por ujërat e ftohta, rrymat e forta e bënin një gjë të tillë të pamundur.

Siguria ishte tepër e lartë, dhe kishte shumë më tepër roje për të ruajtur tëburgosurit, me rikontrollet që ndodhnin çdo 15 minuta. Megjithatë në 29 vitet e ekzistencës sëAlkatraz, pati 14 përpjekje për arratisje, që përfshinë 36 të burgosur. Thuajse një e treta e tyre vdiqën në përpjekje për t’u arratisur nga ishulli, ose u ekzekutuan më vonëpër veprimet e tyre.

Përpjekja e parë e regjistruar e një arratie,ishte ajo e Xho Bauers. Më 27 prill 1936, ai u përpoq të arratiset, duke u ngjitur në gardhin që rrethonte burgun, nga ku mund të pikasej plotësisht nga rojete kullave. Shumë njerëz mendojnë se ishte më tepër një përpjekje për vetëvrasje, sesa një arratisje.

Bauers shpërfilli të gjitha paralajmërimet për të zbritur nga gardhit, dhe u rrëzua, ndoshta i vdekur para se të prekte tokën.Më 2 maj 1946, ndodhi një incident i cili tani njihet si “Beteja e Alkatrazit”, ku 6 të burgosur morën peng 9 gardianë të burgut në seksionin kryesor.

Udhëheqësi i të burgosurve ishte Bernard Koi, një njeri i fiksuar pas arratisë. Ai mendonte se kishte një dobësi në sistemin e dyerve tëhekurta, dhe kishte projektuar dhe ndërtuar një pajisje për prerjen e tyre, në mënyrë që të siguronte arratisjen. Ai planfikoi sulmin kur rojat kryesore ishin larguar të hante drekë, duke lënë vetëm një gardian.

Koi dhe një i burgosur tjetër, Marvin Habard, neutralizuan rojën dhe liruan 4 të burgosur të tjerë. Koi e mbuloi vetenme graso, shkoi në depon e armëve, hapi qelitë me pajisjen e tij dhe hyri benda. I habitur, roja i magazinës u neutralizua me lehtësi. I dënuari Xhozef Kretzer, së bashku me të tjerët, morën peng disa gardianë të tjerë, duke i hapur rrugë fillimit të një trazire disa orëshe midis të burgosurve dhe gardianëve.

Kur Kretzer dhe Koi e kuptuan se nuk mund të hapnin dot derën kryesore, filluan të qëllojnëpengjet. Trazirat vazhduan për 2 ditë, derisa ushtria nisi të hedhë granata për të rifituar kontrollin. Koi, Ketzer dhe Habard u vranë me armë zjarri, dhe ndërsa nga trazirat shpëtuan gjallë vetëm 2 gardianë.

Askush nuk u përpoq të arratisej nga Alkatraz për 10 vitet që pasuan.Mbajtja e Alkatraz si një burg po dëshmohej si shumëishtrenjtë:aikushtonte rreth 14 dollarë në ditë për çdo të burgosur, krahasuar me 5.4 dollarë në ditë në burgjet e tjera.

Uji duhej të transportohej nga kontinenti dhe të ruhej, ndërsa rryma elektrike prodhohej nga njëtermocentral i vjetër. Pasi viteve 1960, muret kishin filluar të shkatërroheshin, pa pasur fonde të disponueshme për t’i riparuar. Burgu nga ku ishte e pamundur të arratiseshe, po bëhej një strukturë e kalbur, duke rrezikuar sigurinë e vet.

Në vitin 1963, Prokurori i Përgjithshëm i kohës, Robert Kenedi, urdhëroi mbylljen e Alkatraz, dhe të burgosurit u dërguan të gjitha në burgjet alternative anembanëShteteve të Bashkuara.

Në nëntorine 1969-ës, indianët e Amerikës e morën atë territor si tokën e tyre nga një traktat i lashtë, duke shpresuar që ta kthejnë vendin në një qendër edukimi, por përpjekjet e tyre dështuan.

Pas 18 muajsh, policia idëboi nga ishulli, dhe në vitin 1972 Alkatraz u bë pjesë e sistemit të Parkut Kombëtar, dhe aktualisht shërben si një atraksion imadh turistik për njerëzit në mbarë botën. / Sword and Scale – Bota.al/