Eksperimentet e realizuara së fundmi tregojnë se mund të ketë një përfitim nga bakteri vdekjeprurës Escherichia Coli.
Kjo baktere mund të ndihmojë në parandalimin e anemisë. Profesori Min Han nga Universiteti Boulder në Kolorado ka deklaruar se gjatë viteve të fundit shkencëtarët çdo herë e më shumë po kuptojnë se mikroorganizmat në traktin gastrik janë të mira për njeriun.
“Ky është vetëm fillimi dhe ende duhet të kuptohet se cilat janë saktësisht përfitimet e baktereve. Zbulimet e fundit tregojnë një rol të rëndësishëm të bakteres Escherichia Coli, e që mund t’i ndihmojë qelizat të absorbojnë hekurin”.
Anemia ndodh kur ka numër të ulët të qelizave të kuqe në gjak, apo koncentrim të hemoglobinës.
Forma më e shpeshtë e kësaj sëmundje është mungesa e hekurit, kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur që të mbajë funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut. Studimi i ri tregon që Escherichia Coli, që më së shumti njihet për shkaktimin e helmimit me ushqim, është vital për shëndetin në prodhimin e përbërësit që ndihmon qelizat të absorbojnë hekurin. /klankosova