Giorgio Chiellini dhe Juventusi përgatiten që të bëjnë rikthimin e tyre në Torino, por pas ndeshjes me Realin e Madridit, si kapiten, kërkon të lëshojë një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë se skuadra e sivjetshme i ka të garantuara trofetë.
“Kemi kaluar një minifazë përgatitore shumë pozitive këtu në Amerikë, duke ofruar sinjale mjaft të mira, si jashtë, ashtu sikurse brenda fushe. Por ajo që më ka pëlqyer më shumë se çdo gjë tjetër, është fakti që edhe të rinjtë e Juves, kanë treguar frymën që shoqëron skuadrën e parë, sepse ishin realisht të mahnitshëm. Kemi fatin që edhe sektorin e të rinjve ta kemi në nivele të larta dhe kjo është diçka për të cilën mund të mburrem pa frikë”, thekson mbrojtësi.“Tani do të kemi pak ditë pushim dhe nga e mërkura, kur të gjithë të bashkohemi në Torino, do të nisim t’i bëjmë përgatitjet në mënyrën e duhur, në pritje të sezonit të ri.
Tjetër humbje me Realin? Mund ta kishim mbyllur takimin, pasi kaluam në avantazh, por më pas kemi pësuar 3 gola shumë shpejt. Ndaj, se është një ndeshje e vërtetë apo një miqësore, kundër Realit nuk bëhet shaka, ndaj e konfirmuam edhe këtë herë.
Me Ronaldon një tjetër Juventus? Entuziazmi pozitiv gjithmonë të bën mirë dhe realisht që tek i gjithë grupi ka nisur të ndihet me kohë që pas firmës. Një si Ronaldo i nevojitet çdo skuadre, por edhe pse është një kampion i madh, kurrsesi nuk duhet të mendojmë se i kemi fituar kampionatin dhe Ligën e Kampioneve, apo pa harruar edhe Kupën e Italisë, ende pa zbritur në fushë”, deklaroi kapiteni i bardhezinjve.