Një grua ruse ka poshtëruar një hajdut në mes të rrugës. Një skenë komike është krijuar në rrugë ndërsa një burrë tentoi ti merrte paratë një gruaje, pa e ditur se çfarë do ti ndodhte.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale grabitësi shihet i shtrirë në tokë, ndërsa gruaja e ulur sipër tij duke e detyruar që të hajë baltë.
“Mbylle gojë. Dëshiroje të merrje paratë e mia? Unë duhet të ushqej fëmijët e mi dhe ti doje të më vidhje çantën. Ha baltë,”-dëgjohet ajo duke i thënë grabitëit ndërsa hedh fytyrën e tij në një pell me ujë në rrugë.
Njerëzit kureshtarë janë mbledhur duke parë pamjen e pazakontë.
Gruaja e mbajti grabitësin në tokë derisa sa erdhi policia dhe e arrestoi.