Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të shpenzojë 169 milion denarë apo 2,9 milion euro për zbatimin e referendumit në vjeshtë të këtij viti. Ky buxhet është për 20% më i ulët se ai që kaloi në Kuvend. Kreu i KSHZ-së Oliver Dernovski tha se ky nuk është buxheti definitiv.
KSHZ ka për detyrë të sjellë plan financiar për ndarjen e këtyre mjeteve. Në këtë plan së pari planifikohet të shpenzohen 169.770.000 denarë, gjegjësisht 20% më pak nga se u parapa. Plani nuk do të thotë se kjo është shifra definitive. Shpresojmë se pas zbatimit të tenderëve do të kryhet ulja e mëtutjeshme e mjeteve me qëllim të harxhimit racional të parave nga detyruesit tatimor”- deklaroi Oliver Dernovski, Kryetar i KSHZ-së.
Për organet zgjedhore janë paraparë 80 milion denarë, ndërsa 27 milion denarë të tjera do të dedikohen për materiale zgjedhore. Në buxhetin e planifikuar të KSHZ-së nuk janë paraparë bonuse për anëtarët e KSHZ-së siç ka qenë më parë, por ata gjatë zbatimit të referendumit do të marrin vetëm paga të rregullta. Referendumi do të zbatohet në 3,500 vendvotime ndërkaq diaspora do të duhet të paraqitet për votim nga nëntë deri më 23 gusht, përmes rrugës elektronike apo përmes ambasadave të caktuara, varësisht nga shteti ku jetojnë. Në seancën e sotme, KSHZ vendosi ta shtyjë deri të premten afatin për dorëzimin e çmimoreve për reklamimin në media.