Ballina Aktualitet Lajme Huamarrja e re e qeverisë, 36.6 milion euro

Huamarrja e re e qeverisë, 36.6 milion euro

Në vend të 32.5 milion eurove të planifikuara, qeveria sot mori borxh plus 4 milion euro, ose 36.6 milion euro. Nga Ministria e Financave informojnë se shumica e fondeve të mara hua do të kthehen nesër në bazë të borxheve të arritura për pagesën e letrave shtetërore me vlerë.

Ministria e Financave

“Në ankandin e letrave shtetërore me vlerë janë regjistruar 2.3 miliardë denarë ose 36.6 milionë euro, nga të cilat nesër do të kthehen 2 miliardë denarë ose 31.8 milionë euro në bazë të lëshimeve dhe ripagimeve të mëhershme për pagesën e letrave shtetërore me vlerë, me këtë, borxhi neto nga ky ankand është 296.1 milion denarë ose 4.8 milionë euro. “

Një reagim i menjëhershëm erdhi nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nga ku thonë se vetëm për një vit të qeverisjes së LSDM-së, përveç skandaleve, mashtrimeve dhe krimeve, nuk është parë ndonjë investim real për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ata kërkojnë nga LSDM-ja të heqë dorë nga strategjia fiskale me të cilën borxhi shtetëror dhe borxhi publik do të kalonte mbi 50% të PBV-së.

Vetëm sot LSDM-ja e fut në borxh çdo familje mesatare 4-anëtarëshe për 4.000 denarë. Qytetarët po zhyten në borxhe, nuk mund t’ia dalin në fund, ndërsa LSDM-ja, Zaev, Angjushev, Filipçe, Shekerinska ndajnë paratë e popullit tek të afërmit e tyre dhe kompani të afërta me LSDM-në. Vetëm në tre muajt e fundit, borxhi publik dhe ai shtetëror kanë shënuar rritje marramendëse falë punës jo ekonomike të LSDM-së “- tha Dimçe Arsovski zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Qëndrimi i qeverisë mbetet i njëjtë, se huamarrja është për të shlyer borxhet e vjetra dhe për të servisuar deficitin buxhetor, akuzat e opozitës në anën tjetër i referohen realizimit katastrofal të investimeve kapitale këtë vit. Derisa qeveria dhe opozita përplasen çdo ditë, kush menaxhon më mirë, borxhi i shtetit çdo ditë rritet .Të dhënat e fundit të ministrisë së financave thonë se borxhi publik ka tejkaluar 5 miliardë euro ose afër 50% të PBV-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews